Iran: Ka vdekur ish-presidenti Rafsanjani

Mediat shtetërore të Iranit kanë raportuar se ish-presidenti i Iranit, Akbar Hashemi Rafsanjani, ka vdekur dje në një spital në Teheran nga sulmi në zemër. Ai ishte 82 vjeçar, njofton REL.

I ndjeri Rafsanjani konsiderohej si një politikan “pragmatik konservator”, i hapur ndaj përmirësimit të raporteve me perëndimin.

Ai ishte president i Iranit në periudhën 1989 – 1997, por humbi kundër Mahmud Ahmadinejadit, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2005.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button