Maqedoni, mërgimtarët sollën 132 milionë euro

Të ardhurat nga emigrantët, në 9 muajt e të vitit 2016, shënuan vlerën e 132 milionë eurove, ose 5 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor (BPV), shkruan gazeta KOHA.

Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM). Sipas BPM-së, në afatin e gjatë, remitencat kanë nisur një tendencë rënëse, fenomen ky i natyrshëm, që lidhet me shkëputjen graduale të lidhjeve mes emigrantëve që kanë ndërtuar jetën e tyre jashtë Maqedonisë.

Analizat e BPM-së njëherit tregojnë se parat që vijnë si remitenca që u dërgojnë kurbetçarët familjeve të tyre në Maqedoni, e përbëjnë 5 përqindëshin e BPV-së, mirëpo shifrat për 9 muajt e vitit të kaluar, sipas Bankës Botërore, janë në vlerën prej 2.2 për qind nga BPV-ja dhe kjo e radhit Maqedoninë në vendin e fundit për pranimin e remitencave nga 6 shtetet e rajonit. Në Kosovë, sipas BB, transfertat e emigrantëve janë në nivelin prej 13 për qind nga BPV-ja, në Shqipëri 6 për qind dhe në Serbi po ashtu 6 për qind nga BPV-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button