Tetovë, për 12 muaj, 9 vetëvrasje!

Vetëvrasjet shënojnë rritje në rajonin e Tetovës. Këtë e konfirmojnë statistikat e policisë, të cilët thonë se vitin që po e lëmë pas kanë ndodhur 9 raste të vetëvrasjeve, gjegjësisht katër më shumë se në vitin 2014, shkruan gazeta KOHA.

“Vitin e kaluar në rajonin më të gjerë të Tetovës gjithsej janë regjistruar 9 vetëvrasje ose 4 më shumë në krahasim me vitin paraprak 2015. Të gjithë të vetëvrarët janë të gjinisë mashkullore. Në të shumtën e rasteve ata janë varë, por ka raste edhe të përdorimit të armëve të zjarrit. Shkaqet më të shpeshta të këtyre vetëvrasjeve në këtë periudhë janë shkaqe të gjendjes shpirtërore, gjegjësisht ç`rregullime psikike, por edhe marrëdhëniet e prishura familjare, depresioni dhe të tjera”, njofton zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.

Po ashtu, në numër mjaft të konsiderueshëm janë edhe tentimet për vetëvrasje.

“Në periudhën kohore për të cilën bëhet fjalë, gjithashtu janë evidentuar edhe tre tentative për vetëvrasje, në krahasim me 17 në vitin 2015. Behet fjalë para se gjithash për helmim me tableta, lëngje toksike, mjete për higjienë dhe të ngjashme. Ne mesin e atyre që këto dy vite më shumë kanë tentuar që të marrin jetën e tyre, gjegjësisht të vetëvriten, më shumë janë femra, kryesisht për shkak të sjelljeve të tyre antisociale, zhgënjimit, dashurisë së pakthyer, mungesës së parave dhe kështu me radhë”, thotë zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button