Në këto ditë të ftohta shkoni në Melbourne, banorët në plazh, temperaturat mbi 36 gradë

Derisa në pjesën veriore të hemisferës së Tokës mbisundon dimri dhe temperaturat e ulëta, qytetarët e Australisë nëpër plazhe kërkojnë shpëtimin nga temperaturat e larta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Melbourne, kryeqyteti i krahinës së madhe Victoria, këto ditë është përfshirë nga temperaturat e larta për shkak të cilës autoritetet vendase u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangen nga qëndrimi në diell.

Temperaturat në Melbourne gjatë ditës së djeshme tejkaluan 36.7 gradë celsius, ndërsa banorët nxituan në plazhe.

Mediat lajmërojnë se bëhet fjalë për temperatura rekorde dhe të pazakonta për këtë periudhë të vitit, veçmas në Melbourne ku klima është mesatare oqeanike, relativisht më e ftohtë se në pjesën tjetër të vendit.

Melbourne
Melbourne

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button