LPM: Shqipëria dhe Kosova së bashku me platformën e përbashkët shqiptarë i shpallën luftë Maqedonisë

Lëvizja Popullore për Maqedoninë ka shprehur shqetësim të thellë dhe fuqishëm dënon ndërhyrjen e Shqipërisë dhe Kosovës më formulimin e platformës gjithë shqiptare e cila bën thirrje për ridefinimin e kushtetues së Maqedonisë.

“Kjo bëhet serioze nëse dihet se sipas rregullave të të drejtës ndërkombëtare, një atak i këtillë i Shqipërisë dhe Kosovës drejt sovranitetit dhe integritetit të vendit tonë, cilësohen si paralajmërim për luftë dhe rrezik për qetësinë dhe sigurinë ndërkombëtare. LPM vlerëson që është i matshëm kushti i Qeverisë së Maqedonisë në përputhje më të drejtën kombëtare që të tërheq vëmendjen e Këshillin të sigurisë të Kombeve të Bashkuara për këto aktivitete shqetësuese të Shqipërisë dhe Kosovës”, thuhet në kumtesë.

LPM njëkohësisht fton liderët e VMRO-së dhe LSDM-së që si përgjegjës të vedijësohen dhe të krijojnë në dokument nacional për interesat e shtetit në të cilat askush nuk ka të drejtë të përzihet në formimin e qeverisë.

“Në këtë kontekst, si pikënisje për të shërbyer Memorandumit të Maqedonisë të cilën më 4 janar kryetari Janko Baçev ia dorëzoi personalisht Gruevskit dhe Zaevit, në të cilin ruhet mbijetesa e shtetit. Në fakt mos bashkëpunimi mes VMRO dhe LSDM solli në skenë këtë sjellje të Shqiptarëve në rajon”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button