Likovë, ngricat kanë bllokuar disa rrugë

Shumë rrugë në rajonin e Likovës rezultojnë të bllokuara edhe tre ditë pas reshjeve intensive të dëborës. Nga ana tjetër, ato pak rrugë ku kanë intervenuar autoritetet janë vështirë të kalueshme. Banorët e fshatrave të Likovës thonë se ngricat kanë vështirësuar qarkullimin e tyre dhe kërkojnë nga komuna të punojë më tepër për pastrimin e rrugëve.

Autoritetet lokale të Likovës thonë se kanë marr të gjitha masat e nevojshme për pastrimin e rrugëve nga bora ndërsa u bëjnë thirrjeve banorëve dhe shoferëve të makinave jenë më të kujdesshëm.

Alsat mëson se fshatrat e malësisë së Karadakut Breza, Llukara, Malia e Goshinca, prej ditësh janë të bllokuara ndërkohë gjatë kohë nuk janë pastruar as rruga që shpien drejt fshatit Vaksincë dhe Llojan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button