Dell Latitude 7285 2n1, një hibrid bateria e të cili ngarkohet nga tastiera

Ngarkimi pa kabllo mbetet një koncept i paarritshëm. Ai shfaqet këtu atje, shumë herë në pajisjet mobile që përdorin kasa të veçanta, dhe përsëri zgjidhjet janë paplota ose shumë bezdisshme për përdoruesit që ti përdorin.

Dell Latitude 7285, një laptop i ri biznesi 2-në-1 që u prezantua dje në CES, përdor një metodë të mençur për të tejkaluar problemet e ngarkimit me kabllo duke ofruar një zgjidhje të vërtetë. Dell thotë se është i pari version i plotë i këtij funksionaliteti në një laptop, transmeton PCWorld Albanian.

“Hileja” qëndron tek tastiera. Latitude 7285 është një hibrid 2-në-1. Kjo do të thotë se të gjithë komponentët e tij janë të futura brenda ekranit tablet, i cili mund të bashkohet me një nga tre tastierat që vijnë me laptopin.

Një nga këto tastiera komunikon me portën e ngarkimit pa kabllo të Dell. Kështu kur vendosni 7285 në këtë portë me tastierën e bashkuar, fuqia e tejkalon tastierën dhe shkon direkt tek kompjuteri.

Sigurisht, nuk është aq elegante sa mund të dëshirojmë ne. Si fillim, tastiera nuk ka një bateri shtesë, kështu smund të ngarkohet për ti dhënë tabletit jetëgjatësi shtesë baterie. Ajo thjesht ekziston si një bazë ngarkimi pa kabllo, ndërkohë që një nga tastierat tjera që Dell por shet për pajisjen përmban një bateri me afërsisht 4 orë shtesë jetëgjatësi baterie.

Kompania pret që të filloi shitjet në Maj, por ende nuk ka zbuluar detajet e harduerit ose çmimin. Dell gjithashtu planifikon që të prezantojë përshtatjen e ngarkimit pa kabllo për produktet e tjerë në linjën e tyre të prodhimit këtë vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP