“E Majta”: Platforma e partive shqiptare provokative

Platforma e përbashkët e BDI-së, Lëvizjes Besa dhe Aleancës për shqiptarët është provokative në kushte kur numri më i madh i qytetarëve jetojnë në varfëri, vlerësojnë nga partia “E majta”.

“Është koha që në plan të parë të vendosen çështjet që i tanojnë të gjitha bashkësitë etnike, e ato janë të drejtat sociale. Tentimet e këtilla vetëm japin pasqyrë se dikush po bën për diçka përpjekje, ndërkaq realiteti është ndryshe. Retorika e këtillë i përshtatet vetëm të pasurve, të cilët duke ngre tema nacionaliste ikin prej problemeve thelbësore. Është koha që problemet kryesore ti kemi prioritet, nuk është e mundshme të flasim për çfarëdo, kur nuk kemi kushte elementare për jetë”, thuhet në reagimin e partisë.

Nga “E majta” porosisin qytetarët të mos bien pre e elitave politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button