Të mësuarit, dhe realiteti ynë bashkëkohor

Vite më parë, të mësuarit ka qenë pasurim i dijes në përgjithësi,  por edhe një lloj respekti ndaj shoqërisë dhe familjes. Edhe pse nxënësit apo studentët qenë me gjendje jo të arritshme përsëri ata mundoheshin për një jetë më te mire dhe sigurisht përparimin e vendit në çështjen e arsimit.

Nga gojëdhënat e qytetarëve tregohet se në kohët e mëparshme interesimi për arsimim ka qenë më i lartë, kanë menduar për të qenë një ditë njeriu I cili do te kontribuoje për atdheun apo shtetin ku jeton (kudo qe te ndodhet).

Fatkeqësisht viteve të fundit për të rinjtë nuk është e njëjta gjë, me kushte moderne siç është kompjuteri edhe mjetet për punë gjendja e arsimit po përkeqësohet. Le të bëhet një krahasim nga sendi me i vogël për shkrim që është lapsi ku dikur kane ndarë mes veti tri nxënës një laps qe të kenë mundësi të marrin shënime dhe të përparojnë pa dallim, ndërsa ditët e sotme edhe nëse do të ishte mundësia për të shfaqur stilolapsin magjik vetëshkrues përsëri do të isha i sigurte që s’do të kishte ngritje e nivelit mesatar të arsimit.

Ky është realiteti ynë bashkëkohor që në një botë që jetojmë me kushte të përsosura, teknologji e mbi-arritur nuk vërehet ndryshimi!

Ku është problemi?

Sigurisht që problem ndodhet te vetë prindërit të cilëve besoj se nuk u japin edhe aq shumë rrëndësi çështjes së shkollimit të fëmijëve te tyre.

Të ndalojmë mendimet e shpërnguljes nga vendi ynë për një jetë më të mirë.

“Mos prit kohë dhe ditë për të mësuar!”-sepse koha kalon.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button