Arsyet më të shpeshta përse ndahen meshkujt, femra kujdes!

Të gjithë kanë përjetuar së paku një herë në jetë fundin e një lidhjeje. Përveç dhimbjes së zakonshme, atë që lindin më shpesh janë një sërë pyetjesh përmes së cilave tentojmë të gjejmë një shpjegim për sjelljen, shpesh të pakuptueshme të partnerit. Janë të paktë meshkujt që kanë kurajon të thonë motivin e vërtetë që i shtyn drejt ndarjes. Përmes justifikimeve ose arsyeve të paqarta, meshkujt i lënë femrat “në baltë” ku ato nuk gjejnë paqe. Sipas një studimi europian, ja disa prej arsyeve se përse meshkujt i japin fund një lidhjes.

1.’Nuk jam gati për lidhje serioze’ Kjo është një ndër arsyet më të shpeshta të meshkujve. Shumë meshkuj besojnë se fillimi i një romance mbart me vete pashmangërisht një sërë sakrificash, kompromisesh dhe detyrimesh që pengojnë lirinë e pavarësisë.

2.’Nuk më shikon si prioritet’ Nga ana tjetër shumë meshkuj kërkojnë vëmendje dhe kanë nevojë të ndihen gjëja më e rëndësishme në jetën e partneres së tyre. Të mos qënit prioritet i partneres dhe të pasurit e ndjesisë ‘i lënë pas dore’ e shtyn një mashkull t’i japë fund lidhjes dhe nuk e bën të ndjehet i dashuruar.

3.’Ajo nuk kujdeset për veten’ Në ditët e sotme meshkujt janë gjithnjë e më të kuruar dhe presin të njëjtën gjë edhe nga partnerja. Një vajzë që nuk i kushton vëmendje vetes dhe trupit të saj mund të humbasë interesin e partnerit. Mungesa e tërheqjes fizike mund të çojë në fundin e marrëdhënies, për më tepër nëse partneri është maniak i kujdesit dhe pamjes fizike.

4.’Nuk më tërheq më’ Kur njëri nga partnerët nuk ndjen më tërheqje për tjetrin, situata mund të bëhet shumë acaruese. Mungesa e pasionit shpesh çon në probleme të tjera dhe më pas mund të çojë edhe në ndarje. Në të tilla raste është më mirë të komunikosh sepse dialogu mund të gjejë zgjidhjen e duhur.

5.’Zënka të shpeshta’ Nëse në një marrëdhënie ka keqkuptime dhe zënka të shpeshta, partnerët përfshihen dhe me gjasa kjo mund të çojë në ndarje. Zënka të kota, shkaktuar nga çështje të vogla të parëndësishme, janë një tregues se diçka në këtë raport është thyer. Në këtë rast ose bëni diçka për dialogun dhe komunikimin midis jush, pasi në të kundërtën nëse vazhdoni kështu lidhja do të dështojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button