Bora bllokon Amerikën, anulohen mbi 3.000 fluturime

Stuhia e borës dhe moti i ftohtë në shtetet federale në verilindje të SHBA-ve në mënyrë negative kanë ndikuar në jetën normale, ndërsa janë anuluar edhe mbi tre mijë fluturime, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga stuhia e borës janë goditur Karolina e Veriut, Georgia, Virginia dhe Massachusetts, ndërsa pritet edhe New York-un.

Guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper tha se për shkak të reshjeve të mëdha të borës ka pasur qindra aksidente rrugore, si dhe disa rrugë janë mbyllur për qarkullim.

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe kushteve të vështira, shumë drejtues automjetesh kanë vendosur të presin kushte më të mira për udhëtim.

Në mbarë SHBA-të për shkak të kushteve të papërshtatshme të motit janë anuluar më shumë se 3.000 fluturime, ndërsa janë regjistruar edhe shumë vonesa.

Enti meteorologjik nacional i SHBA-ve paralajmëroi banorët se të dielën do të ketë përforcim të stuhisë së borës dhe ndikimit të motit të ftohtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button