Makina bombë vret disa civilë në lindje të Bagdadit

Së paku gjashtë civilë të vdekur dhe 12 të tjerë të plagosur është bilanci nga shpërthimi i një makine bombë në afërsi të tregut në Bagdadin lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i policisë irakiane, Muayyad al-Jubouri tha për AA se bomba shpërtheu në tregun Jamila në Sadr dhe se ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në dyqanet në afërsi të shpërthimit dhe mbi veturat e parkuara.

Komanda e policisë së Bagdadit konfirmoi sulmin pa dhënë numrin saktë të viktimave.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button