Volkswagen ka tërhequr 49 mijë automjete

Njoftohet se Volkswagen ka tërhequr 49 mijë automjete të saj në Kinë, raporton Andolu Agency (AA).

Agjencia e Mbikëqyrjes së Cilësisë në Kinës ka njoftuar se tërheqja e automjeteve është kryer si pasojë e defekteve në sistemin e kontrollit të shpejtësisë dhe në sistemin e frenave.

Ndër të tjera bëhet e ditur se në procedurën e tërheqjes përfshihen automjetet Beetles të prodhuar në periudhën korrik 2012-gusht 2015 si dhe modelet Golf të eksportuara nga Volkswagen China gjatë periudhës korrik 2012 dhe korrik 2013

Gjithashtu në deklaratë theksohet se pjesët me defekt do të riparohen pa pagesë. Edhe BMW-j muajin e kaluar kishte tërhequr 193.611 automjete në Kinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button