Zëvendëskryeministri Ademi promovoi Projektin për rregullimin e shtratit të lumit të Kumanovës

Me iniciativën e zëvendëskryeministrit të Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, me përkrahjen e UNDP-së dhe ndihmën e ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dje në Lagjen Dardania në qytetin e Kumanovës u promovua projekti për rregullimin e shtratit të lumit të Kumanovës.

Ky projekt arrin vlerën prej rreth një milion euro, përfshirë këtu edhe fazën e pregatitjes së dokumentacionit dhe realizimit. Projekti parashikon punime në një gjatësi prej 1.8 km duke filluar nga autostrada përskaj stadionit të ekipit futbollistik Bashkimi, Parkut të Qytetit, Lagjes së Romëve, e deri tek bashkimi i lumit të Likovës me lumin e Kumanovës.

Projekti paraqet një nga investimet më të rëndësishme për përmirësimin e  standardit jetësor të qytetarëve tonë.

Projekti do të realizohet nga UNDP si bartës i projektit dhe me ndihmën e Ministrisë së Ambientit jetësor dhe planifikimit hapsinor si investitor i pjesshëm me shumë afër 9 milionë denarë.

Ky bashkëpunim është një shembull i shkëlqyer për koordinimin dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, mes institucioneve te vendit dhe miqve tanë ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button