Prindërit tanë

Kur të pyesin se i kujt je? E thua emrin e babit
Kur të pyesin se xhenneti ku ndodhet? Thua nën këmbët e nënës
Kur fëmijët mbesin pa baba thojnë sa gjynah! Nuk ka baba i shkreti, kur mbesin pa nënë thojnë sa gjynah! Ky jetimi.
Nëna është ajo krijes njerzore e cila gjatë gjithë jetës së saj sakrifikohet, biles sakrifikohet për të na nxjerë neve në këtë botë.
Kur jemi të vegjël nevoja për të pasur nënën pranë është shumë e madhe, ne nuk dimë të ecim, nuk dim të flasim, por ajo e cila na i mëson këto është nëna.
Kur jemi pranë saj aroma e saj është me e mirë se aroma e trëndafilit, fëtyra e saj më e bukur se hëna, shkëlqimi i syve të saj më vezullues se drita e diellit. Por sa i përket babait?
Kur ne lindim tanimë babai mer edhe një rol tjetër, pëveçse baba bëhet edhe kujdestari jon gjatë gjithë jetës.
Fëmija kalon në etapa të ndryshme të zhvillimit, ritet, martohet, madje bëhet edhe baba.
Sot bota “fudulle” “moderne” “humane” ka krijuar organizata të ndryshme, ka ndertuar shtëpi të ndryshme për kategori të ndryshme njerzish. Njëra prej ato shtëpi është edhe shtëpija e pleqve.
Kur prindërit bëhen të paaftë dhe kërkojnë kujdes nga ne sikurse kur kishim ne nevoj nga ato, neve atë kujdes e orjentojm diku tjetër e orjentojm tek kujdestaria e quajtur “shtepi e pleqve” se tanimë ne prindërit tanë i quajmë pleq se kanë thinja në koke, mirpo nuk jemi të vetëdijshem se shpirti splaket asnjëherë.
Prindërit kanë qenë në gjendje që me një dhomë të risin 6 fëmijë, por sot fëmija i tij me shtëpi prej 6 dhomash nuk është në gjendje ta ndaj njërën për prindërit.
Eh. Sa dëshpërim i madh për atë nënë dhe baba të rinë në një shtëpi ku ndihen të braktisur, të vetmuar, dhe pa dashuri. Dëshpërim për to është kur shikojnë se fëmijën të cilin e kanë ritur me mund dhe sakrificë nuk ua kthen me shpërblim dhe mirnjohje por i hedh në rugë sikur të ishin dy të huaj. Por e dini cila më e dhimbshmja? Se ata përsëri luten për ne.
Lumturia e tyre më e madhe është të shohin fëmijët përmbi gjithë botën, dhe të gëzojnë nipërat dhe mbesat duke i thirur gjysh-gjyshe, por këtë të drejtë ne ua marim atyre,ua marim atë të drejtë sepse mendojmë se janë të tepërt në shtëpinë tonë dhe se nëna bëhet penges sidomos për nusen.
Një gjë sekuptoj se a ndrohen dy diamant me një botë të rrejshme?
Por një gjë është e sigurt bota për fat të mirë është e rumbullakët dhe kthehet në pikën ku ka nisur,prandaj kujdesi me prndërit duhet të jetë i madhe sepse, nëse ti vepron me prindërit e tu, atëherë pregaditu se edhe ti do jesh ne të njejtën gjendje.

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button