Studim: Prindërit obezë, shkak për vonesë në zhvillimin e fëmijëve

Fëmijët e lindur nga prindërit obezë mund të përjetojnë vonesë në zhvillim në fazat e para të fëmijërisë, sugjeron një studim i fundit.

Sipas shkencëtarëve, fëmijët me nënat obeze janë 67% më të rrezikuar që të kenë vonesë në zhvillimin e aftësive lëvizëse dhe janë më të ngathtë se fëmijët e tjerë me nëna me peshë normale. Ndërsa ata që kanë edhe baballarët obezë janë 71% më të rrezikuar.

Kur të dy prindërit janë obezë, fëmijët janë 3 herë më të rrezikuar që të lindin me këto probleme.

“Mesazhi i këtij studimi është që çdokush – grua apo burrë, prindër ose jo – duhet të përpiqet të arrijë një peshë normale të trupit, nëpërmjet një diete dhe mënyre jetese të shëndetshme”, thotë autorja kryesore e studimit, Edwina Yeung, hulumtuese shkencore tek Institutet Kombëtare të Shëndetit, transmeton Klan Kosova.

Yeung shton se studimi është bërë duke marrë të dhëna për prindërit dhe fëmijët, dhe nuk kanë prova të sakta që vërtetojnë se obeziteti shkakton direkt probleme në zhvillimin e fëmijëve.

“Nuk kemi një diagnozë për këta fëmijë”, thotë Yeung. “Në këtë pikë, nuk e dimë nëse fëmijët do t’i kenë këto probleme kur të rriten”, shton ajo.

Yeung dhe kolegët e saj ekzaminuan të dhënat nga anketat e plotësuara nga prindërit për fëmijët kur ishin 4, 8, 12, 18, 24, 30 dhe 36 muajsh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button