Zidane: Ne kemi fituar një ose dy më së shumti, ai katër

Zinedine Zidane ka lavdëruar Cristiano Ronaldon

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, prezantoi “Topin e Artë” në Santiago Bernabeu para tifozëve, ku të pranishëm ishin edhe legjendat, Gento, Figo, Ronaldo gjithashtu dhe Zidane, transmeton Gazeta Express.

Pas ndeshjes trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane, lavdëroi portugezin duke thënë se meriton më shumë “Topa të Artë”.

“Cristiano është shumë i mirë, ai meriton më shumë se katër “Topa të Artë”. Ai është duke bërë diçka tw jashtëzakonshme”, tha Zidane.

“Jam shumë i lumtur për të, e meritoi të fitojë këtë çmim. Ne që ishim pran tij kemi fituar nga një ose dy më së shumti, derisa ai ka fituar katër”, shtoi francezi. /Express/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button