Ushtarit i bie të fikët gjatë ceremonisë lamtumirëse të Obamas (FOTO)

Një pjesëtar i Ushtrisë së Nderit të Amerikës ka humbur ndjenjat përballë Barack Obamas teksa ky po jepte fjalimin lamtumirës në përfundim të mandatit të presidencës së tij. Ushtari është parë duke qëndruar i shtrirë në tokë gjersa po bëhej ceremonia përmbyllëse në Virxhinia, transmeton ORAinfo.


Ligështimi i rojës ka ardhur gjersa Obama po iu adresohej ushtarëve duke i falënderuar për gatishmërinë dhe shërbimet e tyre ndaj shtetit amerikan. “Teksa reflektoj për sfidat që i patëm dhe ato që do vijnë, nuk mund t’i lë anash detyrat e mrekullueshme që ju (ushtarët) i keni kryer me vullnet e dashuri dhe keni shpërblyer më së miri popullin tuaj që ju beson aq fort”, ka thënë Obama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button