Antikorrupsioni dhe Prokuroria të nisin hetim për firmën tregtare nga Tetova që fitoi tenderin për Marrëveshjen e Ohrit

Komisioni kundër korrupsionit dhe Prokuroria Publike kanë bazë për të nisur hetim për mënyrën në të cilën firma tregtare “TDS Kioski” nga Tetova e fitoi tenderin për analizën e Marrëveshjes së Ohrit. Për ish anëtarin e Komisionit kundër korrupsionit, Arif Musa është e pakuptimtë që një firmë tregtare të merr tender për të bërë studime, njofton Alsat-M.

Ai thotë se është më skandaloze janë shkeljet ligjore gjatë ndarjes së tenderit.

Lidhur me rastin në fjalë ende nuk ka informacione nëse Prokuroria ka nisur hetime. Alsat M prej ditësh ka informuar për mënyrën në të cilën firma tregtare “Kioski” nga Tetova fitoi tenderin për ti bërë analizë zbatimit të të Marrëveshjes Kornizë. Në dokumentacionin me të cilin ka konkuruar, qëndron emri “TDS Kioski”, ndërsa në reagimin e kompanisë tregtare thuhet se ka një degë me emrin “Advertajzing” përmes së cilës e ka fituar tenderin. Por sipas dokumenteve deri tek të cilët arriti televizioni, shihet se kontrata është lidhur më 21 nëntor, ndërsa dega është e regjistruar në Regjistrin qendror 11 ditë më vonë,  në 2 dhjetor.

LEXO: Shtohen paqartësitë për tenderin e analizës rreth Marrëveshjes së Ohrit

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button