Butrint Imeri: Tuna më refuzoi! Po kërkoj Elvana Gjatën

Pas suksesit të “E jona”, këngëtari i ri, Butrint Imeri publikoi këngën “Veç me mu”, të cilën e promovoi në puntatën e kësaj fundjave të “Top Show Magazine”.

I pyetur nga opinionistët për një projekt që ishte lënë përgjysmë mes tij dhe Tunës, Butrinti ka treguar se në të vërtetë ka pasur një projekt mes tij dhe këngëtares, por që nuk u realizua. Bëhet fjalë për këngën, “E jona”, të cilën Imeri kishte planifikuar ta këndonte bashkë me Tunën, por kjo e fundit kishte kërkuar ta kishte plotësisht të sajën, transmeton Blitz.

“Ajo kërkoi që ta merrte këngën vetëm për vete kur unë i ofrova refrenin. Por kënga ishte e imja, pra e kisha bërë vetë dhe kështu që, e mbajta për vete!”, – është shprehur Butrinti.

Ai është pyetur për planet e këtij e viti, për të cilat këngëtari është shprehur: “Kam shumë dëshirë të bashkëpunoj me Elvana Gjatën sepse më pëlqen shumë si këngëtare”.

Imeri ka treguar se akoma nuk ka gjë konkrete, por shpreson shumë në realizimin e një projekti të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button