Lëvizja BESA: Urgjentisht t’u dilet në ndihmë banorëve të Malësisë së Karadakut

Lëvizja BESA: Urgjentisht t’u dilet në ndihmë banorëve të Malësisë së Karadakut shpreh shqetësimin e saj për situatën në fshatrat e Malësisë së Karadakut, të cilët janë plotësisht të bllokuar nga reshjet e mëdha të dëborës dhe apelon deri te organet lokale dhe qendrore që urgjentisht t’u dalin në ndihmë banorëve të kësaj ane.

“Tashmë dy ditë me radhë banorët e fshatrave Tanushë, Malinë dhe Brezë mbeten të bllokuar nga reshjet e borës dhe rrezikojnë të mbeten pa ushqime dhe ilaçe për të sëmurit, ndërsa autoritetet deri në këtë moment kanë treguar një mospërfillje dhe mosinteresim shumë të madh përderisa gjendja në terren kërkon intervenim urgjent. Prandaj edhe një herë u bëjmë thirrje institucioneve të tregohen më të përgjegjshëm, t’i kryejnë detyrimet e tyre ndaj banorëve të këtyre fshatrave dhe sa më shpejt ta pastrojnë rrugën dhe të bëjnë furnizimin e banorëve me produktet e nevojshme ushqimore dhe me ilaçe”, reagon Lëvizja BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button