Ahmeti ju uron Krishtlindjet besimtarëve të krishterë ortodoks

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti uron besimtarët të krishterë ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjes duke uruar që ky vit të jetë vit i bashkëpunimit ndërshqiptar.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju shpreh urimet tona më të përzemërta me rastin e festës së shenjtë të Krishtlindjes.

Të dashur bashkëkombës, motra e vëllezër shqiptar të besimit të krishterë ortodoks ,

Kjo festë e shpresës dhe besimit na gjenë në moment kur në Kuvendin e Maqedonisë,tanimë, kemi edhe deputet shqiptar ortodoks. E nënvizoj me krenari këtë fakt si një shembull më shumë i traditës sonë shumëshekullore të harmonisë, respektit dhe vëllazërisë fetare.
Me shpresën dhe besimin qe ky vit të jetë vit i bashkëpunimit ndërshqiptar, ju uroj gëzuar e përshumëvjet Krishtlindjet. Shëndet, mirësi dhe lumturi në familjet tuaja”, uron Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button