Arsyet që shkaktojnë çrregullimet e ciklit menstrual

Menstruacionet e rregullta janë një tregues që organizmi juaj po funksionon mësë miri, megjithatë të gjitha vajzat e kanë përjetuar të paktën një herë ankthin e “mungesës së periodave”.

Ankohemi për dhimbjet dhe ditët e sikletshme, por kur periodat vonohen “lutemi” që të na vijnë. Nuk keni pse shqetësoheni vajza pasi shtatzënia nuk është arsyeja e vetme se pse cikli juaj vonohet. Më poshtë do të lexoni arsyet kryesore që ndikojnë në ciklin menstrual, transmeton Arbresh.info.
1.Humbje/Fitim peshe në mënyrë drastike apo ushtrime të tepruara
Kushtet e rënda si anoreksia dhe bulimia mund të shkaktojnë çrregullime të ciklit. Luhatja e hormoneve brenda një kohe shumë të shkurtër “detyron” trupin të ndalojë procesin e ovulacionit. Ushtrimet e tepruara në palestër apo në shtëpi ndikojnë gjithashtu drejtëpërdrejtë në ciklin tuaj.

2.Stresi
Hormonet e stresit mund të prishin ovulacionin duke shkaktuar perioda të parregullta. Qetsohuni, sigurohuni që nuk prisni një fëmijë dhe do shihni se si brenda pak ditëve cikli do t’ju vjë normalisht.

3.Çrregullime hormonale, tiroidet
Gjëndra tiroide, e ndodhur në qafën tuaj, rregullon metabolizmin tuaj. Ajo ndërvepron me shumë sisteme të tjera për të mbajtur procese të tëra nën kontroll. Kur trupi juaj prodhon shumë hormone tiroide, cikli juaj mund të vonohet dhe në rastin më të keq mund të mos ju vijë fare.

4.Metodat kontraceptive
Përdorimi afatgjatë i metodave kontraceptive mund të ndikojë në ciklin menstrual.
“Metodat e vazhdueshme të kontrollit të lindjes mund të çojnë në amenorrhea, një kusht ku menstruacionet ndalet plotësisht,” thotë Dr. Tyson. “Kjo është normale, jo shqetësuese, dhe shpesh me mjaft përfitim shëndetësor” Kjo të thotë dhimbje të lehta, rrezik më të ulët të anemisë, rrezik minimal për kancer ovarian!

5.Menopauza e parakohshme prek gratë në të 40-at dhe shkakton perioda të vonuara apo jo të rregullta në kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button