Do të vendoset muri i pabarazisë në Tetovë

Civil – Qendra për Liri dhe Grupi Punues për të Drejtat e Njeriut (GPDNJ) – Tetovë, nesër (e mërkurë, 26 shkurt, 2014 ) do të vendosë Murin e Pabarazisë para Pallatit të Kulturës në Tetovë, me fillim në orën 12:00.

Civil fton qytetarët e Tetovës dhe rajonit që të ndajnë përvojat e tyre dhe informata lidhur me diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Kjo ngjarje është pjesë e projektit “Zgjedhe demokracinë!”, dedikuar ngritjes së vetëdijes publike për të drejtat e njeriut dhe solidaritetin.

Në kuadër të këtij projekti, Civil përgatit raport të detajuar mbi gjendjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Maqedoni. Informatat që do të ndahen në Murin e Pabarazisë do të gjejnë vendin e tyre edhe në Raportin final, publikimi i të cilit do të bëhet më 7 mars në Shkup.“Zgjedhe demokracinë” u përkrah nga Projekti për shoqëri civile i USAID-it, i zbatuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni .

Lajme të ngjashme

Back to top button