Kostovska: Janë 15.800 persona të prekur nga gripi, por numri është më i madh

Gjithsej 15.800 persona të prekur nga gripi kanë kërkuar ndihmë në institucionet shëndetësore, përfshirë këtu edhe të premten e kaluar, njoftoi në konferencë shtypi këshilltari shtetëror në Ministrinë e shëndetësisë, Jovanka Kostovska.

“Nga të dhënat me të cilat posedojmë në Institutin e shëndetit publik, deri në javën e kaluar janë paraqitur rreth 9500 të prekur nga gripi. Me siguri ky numër është më i madh sepse ka të tillë që se kanë vizituar mjekun dhe janë kuruar në shtëpi. Ose, deri të premten e kaluar gjithsej kemi 15.800 të prekur, por ky numër pritet të rritet këto ditë. Nga Klinika e sëmundjeve infektive njoftojnë se nuk ka raste me pasoja të rënda të grupit” deklaroi Kostovska.

Komisioni për sëmundje infektive ka marrë masa shtesë me qëllim të ndjekjes më të mirë të gjendjes, që të pengohet përhapja e gripit mes popullatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button