Fëstëkët, ushqim për shëndet

Frutat e vogla me një ngjyrë të ndritshme të gjelbër, të cilat gjenden në membranat e ngurta, përdoren për përgatitjen e shumë desertëve. Por, keni parasysh se kanë shumë kalori. Në fakt, në 100 gramë përmbajnë 557 kalori. Fëstëkët përmbajnë 50 për qind yndyrë, me nga 20 për qind proteina dhe karbohidrate, shumë fibra, por edhe vitamina dhe minerale. Ndër të tjera, janë të pasura me kalium, kalcium, hekur, magnez, vitaminë E, C dhe A. Për këto arsye janë të rekomanduara si një ushqim i përsosur në luftën kundër shumë sëmundjeve. Vitamina E është një mbrojtje e mirë kundër disa lloje kanceresh, transmeton “Zeri”.

Fëstëkët janë të pasura me një formë të vitaminës E, gama-tokoferol, i cili vepron si një antioksidues dhe ka aftësinë të reduktojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive për më shumë 30 për qind, me kusht që çdo ditë të hani 68 gramë fëstëkë. Kaliumi mund të zvogëlojë nivelin e kortizolit, një hormon stresi, dhe në këtë mënyrë redukton në mënyrë të konsiderueshme shfaqjen e ndonjë sëmundjeje pikërisht për shkak të stresit. Për shkak të fibrave dietike, fëstëkët përshpejtojnë në mënyrë të konsiderueshme metabolizmin dhe parandalojnë kancerin e zorrës së trashë. Me ngrënien e tyre, mbrohemi kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe zvogëlohet niveli i kolesterolit. Janë një burim i shkëlqyer i fitosterolit, që është për nga struktura kimike i ngjashëm me kolesterolin. Kur fitosteroli është i pranishëm në sasi të mëdha në trup, ul nivelin e kolesterolit në gjak dhe stimulon sistemin imunitar. Por duhet ta keni parasysh që mos ta teproni me konsumimin e tyre dhe t’i përmbaheni dozës së cekur më lart.

Vitaminat: A, C, E

Proteinat: 0.5 g

Mineralet: kalium, kalcium, hekur, magnez

1. Vitaminat

Në fakt, 100 gramë përmbajnë 557 kalori. Fëstëkët përmbajnë 50 për qind yndyrë, me nga 20 për qind proteina dhe karbohidrate, shumë fibra, por edhe vitamina dhe minerale

2. Përbërësit

Ndër të tjera, janë të pasura me kalium, kalcium, hekur, magnez, vitaminë E, C dhe A. Për këto arsye janë të rekomanduara si një ushqim i përsosur në luftën kundër shumë sëmundjeve. Vitamina E është një mbrojtje e mirë kundër disa lloje kanceresh

3. Fibrat

Për shkak të fibrave dietike, fëstëkët përshpejtojnë në mënyrë të konsiderueshme metabolizmin dhe parandalojnë kancerin e zorrës së trashë. Me ngrënien e tyre, mbrohemi kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe zvogëlohet niveli i kolesterolit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button