Ish-lojtari i Milanit i bashkohet Kukësit

Kukësi i ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit, me një risi që ngjall jo pak interes për tifozët e kryesuesve aktualë të Superiores.
Në seancën stërvitore të zhvilluar në Antalia, pjesë e ekipit verilindor ka qenë dhe një ish-futbollist që në të kaluarën ka patur kontratë me Milanin, si Favour Anieka, shkruan Top Channel.

22 vjeçari që luan në pozicionin e mesfushorit të avancuar i është bashkuar Kukësit në stërvitje dhe do të jetë në provë te kjo skuadër përpara se të vendoset nëse ai është i vlefshëm për të qenë dhe në të ardhmen pjesë e ekipit.

Aniekan, në fakt është pa ekip që në periudhën e verës, dhe gjatë gjithë periudhës që ka qëndruar te Milani ka qenë i huauzar vazhdimisht në ekipe të dorës së dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button