“10 Janari i 2014-tës”

Sigurisht shumica prej juve lexues të dashur jeni kurreshtar të dini se përse titulli i kësaj teme, është ky titull?! Çfar fsheh ai?! Para se të filloja të shkruaj, kërkova nga une që të jem vetvetja dhe pikërisht kjo është  arsyeja se përse unë e zgjodha këtë temë. Pas kësaj date, fshihet vdekja e gjyshit tim të ndjerë, pra kjo është dita kur jeta më morri personin që e doja më së shumti. Aq isha e lidhur më të, saçë nuk e kisha paramenduar që ndonjeherë jeta do kishe vazhduar edhe pa të.

Thellë në zemër isha e prekur, me dhimtë diçka por nuk e dija se çfarë është. Dhimbja ishte shum e madhe si në mëngjes, dreke, mbrëmje, madje edhe në gjumë, shpesh më dilte gjumi nga dhimbja. Pyesja vetën se a ka fuqi në këtë jetë që do kishte mundur  të ma ndalë atë dhimbje?! A ka fund ajo?!Gjithçka më dukej e kotë dhe e pakuptimt. Mendoja që jam personi i vetëm që ka vuajtur aq shumë. Doja të largohem, por nuk dija ku të shkoj, dhimbja, mërzia, deshprimi më patën kapluar zemrën. Sofra e darkës më dukej shum bosh pa të, foleja jonë sikur çdo ditë e më shumë e ndjente mungesën e njërit prej zogjëve. Çdoherë kur përmendej emri i tij, mund ta ndjeja dhimbjen në çdo pjesë të trupit.

Në momentet kur mundohesha ta harroj të paktën për 1 min, më shfaqeshin përqafimet e tij, ishin përqafimet më të mira që ndonjë gjysh do kishte mundur tia dhuroj mbesës së tij. E dini çfar don të thotë të mundohesh ta harrosh të kaluarën, kur gjithçka nga e tashmja të kujton në të?! A keni provuar të jetoni pa personin që keni menduar që nuk mund tia dilni?! E dini sa të veshtirë e kisha të mundohem të qesh, kur gjithçka më kujtonte në lot?! Mundohesha ta qëtsoj veten duke mbyllur sytë dhe duke përshpëritur me vete: mos u shqetëso, gjithcka do bëhet mirë. Të tjerët mundoheshin të më qetsonin duke thënë që edhe vdekja është pjesë e jetës. Duke me thënë që ka njerëz që kan humbur dikë më të afërt se un, kan vuajtur shum më shum se un. Por, edhe pse e dija të vdekur, përsëri e prisja të kthehet. Isha ajo vajza e vogël që priste mrekullira në një botë kaq të vogël.

Shumë kujtime nga e kaluara më bënin të ndihem shum krenare me të. Un do kisha dashur, ti ndaj me ju disa momente që kam kaluar me gjyshin. Me kujtohet si sot, kur isha ne klas të 2të dhe me shkollën shkonim në teatrin e qytetit per të parë një shfaqje e cila mbahej në ora 17h. Në teatro do shkonim me gjyshin, dhe pak para se të nisemi, vërejta që kisha humbur biletën. Nga frika që nuk do mundem ta shoh shfaqjen, fillova të qaj dhe i tregova gjyshit. Kurse ai, si gjithmonë vetëm buzëqeshi dhe më kapi dorën dhe mu përgjigj: eja të shkojmë, gjithmonë ka një zghidhje. Nuk e kuptoja fare se çfar kishte në mendje të bëj, por vetëm ndjekja hapat e tij.

Kur arritëm në vendin ku mbaheshte shfaqja, aty para derës qendronte një burre i cili kerkonte biletat për të hyrë mbrenda. Më urdheroi gjyshi ta prisja pak hapa më larg nga ai burri, kurse atij iu deshën vetëm 5 minuta të bisedonte me të dhe u kthye. Me tha të hy mbrenda e përcjellur nga i njëjti burrë që qëndronte para derës. Kur e pyeta gjyshin se përse ai nuk vie me mua, ai më tha që do me pres aty jasht deri sa të mbaroj shfaqja. Shfaqja zgjati diku 1 or e gjysmë, dhe ai qendroi jasht, pranë derës, vetëm e vetëm që un ta shoh shfaqjen dhe mos të mërzitem për humbjen e biletës. Isha vetem 5 vjeçe kur ai më përcillte për në foshnjore, i duhej çdo ditë të më binde për të shkuar, nga se aspak nuk doja të shkoj. Më kaptë dorën dhe tërë rrugës bisedonte me mua, as edhe një hap nuk e kalonim në heshtje. Gjithmonë i kërkoja të më tregonte edhe më shume nga tregimet e tija, por ja që rruga ishte shumë e shkurtër, apo mua më dukej e tillë. Po sa afroheshim pranë derës së foshnjorës i drejtohesha gjyshit gjithmonë me fjalët e njëjta: eja tani gjysh, të kthehemi në shtëpi.

Ndërsa ai vetëm qeshte me mua dhe më thoshte që nuk do më tregoj më nga tregimet e tija, nëse nuk pajtohem të hy mbrenda. Kështu më bindte çdoherë dhe unë me padurim prisja të leshohemi, pasi e dija që gjyshi do të vijë të më marrë dhe përsëri do më tregoje tregime nga më të ndryshmet. I pëlqente të më ndëgjoj përderisa këndoja. Kush edi çfar Nexhmije Pagarusha i dukesha atij, përderisa unë turpërohesha të këndoj para tjerëve, me mendimin që zëri im tingëllon tamam si një zastavë e prishur. Duke i kujtuar ngjarjet e së kaluarës, e kisha shumë vështirë ti kthehem realitetit të hidhur.

E kisha gënjyer veten duke thënë që jeta nuk mund të vazhdojë pa të, pasi jeta paska vazhdim edhe pa të. Më morri njeriun që doja më së shumti dhe nuk më la të ankohem për  të. Ajo që më mbeti të bëjë ishte të vazhdoj pjesën e mbetur. Më eshtë dashur një kohë jo e shkurtër për ta bindur veten që nëse do kisha vazhduar të mërzitem, asgjë tjetër nuk do kisha fituar përveç mendimeve të këqia për jetën, për njerëzit dhe gjithçka që më rrethonte. Andaj, hapa sytë dhe pashë që asgjë nuk ka ndryshuar, mua përsëri më duheshte të nisem për në shkollë kur ora të bie në 12:30, më duheshte të vazhdoj prej aty ku kam ngecur. Dita ditës filloja ta bind veten që ai nuk do kthehet, dalë ngadalë  fillova ta mësoj veten me mungesën e tij.

Të jetosh, don të thot të luftosh. Kështu bëja unë çdo ditë, luftoja me vetën duke u munduar të mos e le optimizmin tim të kthehet në pesimizëm. Un do ju kisha këshilluar që ta shfrytëzoni kohën në maksimum duke qëndruar pranë familjarëve tuaj, dhe gjithmonë ti largoheni problemeve dhe zënkave me ta.. Sepse një ditë gjithë do vdesim, të paktën të kemi kujtime të mira me vete. Edi që nuk jam një nga ata shkrimtaret me emra të njohur, por thjeshtë jan këto fjalët e një adoleshentes që ndoshta nuk thotë goxha fjalë, por që mllefin e zemrës ka vendosur ta transmetoj para juve. Për disa prej juve këto fjalë mund të duken gjepura, por janë fjalët me të cilat unë më së shumti do isha vetvetja. Mesazhi i kësaj teme është që asnjëherë të mos dorëzoheni.

Edhe në ato momente kur jeta të merr arsyen për të jetuar. Je i detyruar të jetosh aq sa të është caktuar, ti mundesh ta bësh. Duhet pasur parasysh që jeta nuk të sprovon me brenga që nuk mund të përballesh. Vazhdo lufto! Sepse jeta vazdon, edhe kur ti je i lumtur apo i mërzitur. Ajo gjithmonë do vazhdojë të na befasojë me surpriza të ndryshme, dhe ajo që na mbetet neve të bëjmë, është të luftojmë, me aq sa na jepet mundësia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button