Prishtina shpall gjendje të jashtëzakonshme për 48 orët në vijim

Komuna e Prishtinës, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 48 orët në vijim. Përmes një njoftimi për media, nga komuna  kanë bërë të ditur se tashmë janë në terren të gjitha kompanitë e kontraktuara për pastrimin e rrugës. Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i ngasin automjetet pa pajisje dimërore, transmeton Gazeta Express.

“Duke i pasur parasysh reshjet e vazhdueshme të borës, temperaturat shumë të ulëta dhe vështirësitë që këto kushte mund t’i sjellin në qarkullim, Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 48 orët e radhës.

Të gjitha kompanitë e kontraktuara për pastrimin e rrugëve, me të gjitha kapacitetet që kanë duhet të jenë në terren. Përveç 8 kompanive aktuale, do të angazhohet edhe një kompani shtesë, në mënyrë që sa më shpejt të përmirësohet situata si në rrugët në qytet ashtu edhe në rrugët nëpër fshatra të Komunës së Prishtinës.

Iu bëjmë thirrje edhe njëherë qytetarëve që të mos ngasin automjetet e tyre pa pajisjet dimërore, si dhe të mos parkojnë makinat në vendet ku pengojnë kompanitë e pastrimit të kryejnë punët e tyre.

Masat e tilla të ndërmarra janë për të shmangur bllokimet dhe aksidentet eventuale, megjithëse deri më tani të gjitha rrugët kryesore janë të kalueshme.”- thuhet në njoftimin nga Komuna e Prishtinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button