Shtohen paqartësitë për tenderin e analizës rreth Marrëveshjes së Ohrit

Firma tregtare transportuese import-eksport dhe për shërbime, TDS “Kioski” mohon që në procedurat e tenderimit dhe kryerjes së analizës së Marrëveshjes së Ohrit që ka marrë përsipër, të ketë shkelje, njofton Alsat M.

Lulzim Atuli, përfaqësues i saj, thekson se pavarësisht se bëhet fjalë për firmë tregtare, ajo është zgjeruar në lëmi të tjera, duke krijuar njësi organizative të reja në Regjistrin Qendror, për qëllime marketingu. Dilemat mbeten rreth faktit nëse një firmë tregtare, me degë marketingu, e që bën analiza turizmi, mund të bëjë edhe studime politike.

Por, ALSAT kërkoi në Byronë për Furnizime Publike, dhe nga kërkimi asnjë angazhim i kësaj njësie nuk rezulton në uebfaqe, e aq më pak për studime. Nga ana tjetër, lidhur me analizën e fundit të marrëveshjes së Ohrit, përfaqësuesi i firmës tregtare Kioski thotë se përveç organizimit teksnik, ka përzgjedhur edhe kuadrin profesional prej 5 profesorësh.

Nga të dhënat që posedon ALSAT M të siguruara nga Regjistri Qendror, mbetet ende kontestuese marrja e tenderit nga dega “Advertising” e firmës tregtare “Kioski”, e cila është themeluar 11 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për tenderin e analizës së Marrëveshjes së Ohrit, ndonëse përfaqësuesi i saj, Atuli këmbëngul të kundërtën, por pa ofruar asnjë dëshmi për këtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP