Zaevi nis bisedimet me Besën (VIDEO)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i shoqëruar nga sekretari gjeneral i partisë, Oliver Spavovski, sapo ka përfunduar takimin me krerët e Lëvizes BESA, ne selinë e kësaj të fundit në Shkup, shkruan gazeta KOHA.

Me gjithë insistimin tonë, lideri i LSDM-së mohoi të deklarohet se për çfarë konkretisht u bisedua në këtë takim, ndërkohë tha shkurt se bëhet fjalë për takim të zakonshëm, njëjtë sikurse do të realizojë dhe me partitë tjera shqiptare.

“Ishte një takim i zakonshëm paszgjedhor, ndërsa do të realizojmë takime të këtilla dhe me partitë tjera shqiptare”, tha shkurt Zaevi, duke mos pranuar të përgjigjet nëse tashme u ka dërguar ftesë për takim edhe BDI-së, Aleancës për Shqiptarët dhe PDSH-së.

Ja çfarë thotë Ibrahimi për takimin e sotëm me Zaevin

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, njëherësh deputet, Zekirija Ibrahimi ka thënë për gazetën KOHA se takimi i sotëm me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev ka ndodhur spontanisht dhe i paplanifikuar më parë.

“Takimi me drejtuesit e LSDM-së është në frymën e takimeve që realizohen këto ditë për të ardhmen e shtetit. Megjithëse takimi ishte joformal, mund t’ju them se kemi këmbyer ide se si mund të kthehet vendi në agjendën euro-atlantike, se cili duhet të jetë kursi i shtetit në të ardhmen dhe se si mund të bëhet kjo. Ka qenë një takim për parimet e mundshme e një bashkëpunimi të ardhshëm pa ndonjë gjë konkrete”, është shprehur Ibrahimi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button