Do martoheni nё 2017-ën? Ja çfarё nuk duhet tё bëni

Nёse ju qё jeni duke lёxuar kёtё tekst, keni programuar martesёn tuaj pёr nё vitin 2017, dhe keni filluar edhe pёrgatitjet, mё poshtё do ju tregojmё disa nga tendencat e martesave qё kёtё vit nuk janё mё tё modё dhe duhet t’i shmangni, shkruan RevistaClass.

Mos emёrtoni pijet e festёs

Kohёt e fundit sipas njё tendence, tё shumtё ishin çiftet qё u jepnin emra pijeve qё shёrbeheshin gjatё festёs. Por sivjet njё gjё e tillё nuk duhet tё ndodhё. Preferoni tё shёrbeni pije ose koktej tё stinёs, me fruta tё freskёta.

Mos i lini femrat e soit tё gatuajnё

Nёse keni disa muaj kohё deri nё ditёn e martesёs, atёhere kёrkoni pёr tё gjetur catering-un mё tё mirё. Nё kёtё mёnyrё mami, tezet apo hallat do tё shijojnё ditёt festive dhe nuk do tё lodhen duke qёndruar pёr orё me radhё nё kuzhinё.

Martesat me stil boho

Jo, jo, jo dhe pёrsёri jo! Ka shumё tematika interesante nё kohёn qё po jetojmё. Mos u tundoni nga idetё e thjeshta duke rrёnё pre e shprehjes “Sa mё thjeshtё aq mё bukur”.

Mos zbukuroni tavolinёn e çiftit me lule

Ёshtё totalisht jastё mode. Kёrkoni ide nga mё tё ndryshmet pёr tё qenё tё veçantё.

Makina si e çirkut

Nuk ёshtё nevoja qё makina e nuses tё mbajё sipёr saj kopshtin kombёtar tё luleve. Me disa prej tyre mund tё realizoni diçka tё thjeshtё dhe njёkohёsisht tё bukur.

Ngjyra e bardhё kudo

E dimё qё ngjyra e bardhё ёshtё e preferuara nё rastet e martesave, por nё vitin qё po jetojmё do tё ishte mё bukur sikur t’i shmangeshit dhe t’i shtonit festёs ngjyrat tuaja tё preferuara. Duke nisur nga zbukurimi i kishёs, ambienti i festёs etj.

Harrojeni kurorёn me lule nё kokё

Ishte njё nga idetё mё tё bukura pёr nuset, por nё kohёn kur doli nё modё, pesё vite mё parё. Gjeni njё alternativё tjetёr, edhe mё interesante.

Nё pёrgjithёsi duhet tё jeni shumё tё kujdesshёm me tendencat e çdo sezoni.

Jetё tё lumtur!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button