Rusia do të zvogëlojë praninë ushtarake në Siri, me ne fund!

Rusia ka deklaruar se do të zvogëlojë praninë e saj ushtarake në Siri dhe në këtë kuadër ka urdhëruar largimin e aeroplan mbajtëses Admiral Kuznetsov, nga ky vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Lajmi është bërë i ditur nga Shefi i Përgjithshëm i Shtabit të Rusisë Valeriy Gerasimov. Ai ka njoftuar se me urdhër të presidentit të vendit, Vladimir Putin do të zvogëlohet prania ushtarake në Siri.

Gerasimov ka thënë se në këtë kuadër është urdhëruar kthimi në Rusi i aeroplan mbajtëses Admiral Kuznetsov, si dhe anijet e tjera ushtarake që e shoqërojnë.

Ndërsa gjenerali i Rusisë në Siri, Andrey Kartapolov, ka thënë se aeroplan mbajtësja Admiral Kuznetsov e cila ndodhet në brigjet siriane ka kryer 420 fluturime brenda dy muajve dhe si rrjedhojë janë goditur 252 objektiva.

Presidenti rus Putin, kërkoi zvogëlimin e pranisë ushtarake në Siri, pas arritjes së një marrëveshjeje për paqe në këtë vend nën garantimin e Rusisë dhe Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button