Tetovë, banorët mbi Teleferikun të bllokuar nga bora (FOTO)

Të reshurat e borës kanë vështirësuar rrjedhën e komunikacionit në tërë Maqedoninë, duke mos lënë anash edhe Tetovën. Edhe pse nga Komuna thonë që kanë punuar për pastrimin e rrugëve, banorët e lagjes mbi Teleferikun janë të bllokuar nga rruga e pa-pastruar, njofton Portalb.mk.

tetove-bora-1 tetove-bora-1

“Nuk kalojnë as veturat “xhip” rruga është e pa kalueshme. Mbi 30 familje jetojnë në këtë rrugë “A.Jovanovski Zhurçin”. Askush nuk ka ardhur të pastrojë, edhe pse të lajmëruar” shprehet për Portalb.mk , L.Mehmedi.tetove-bora-2

Ai thotë se janë të detyruar që të sëmurët  t’i bartin në krahë.tetove-bora-3 tetove-bora-4
Ndryshe, komunikacioni nëpër të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet me vështirësi dhe në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me shtresa dëbore nëpër rrugë pas intervenimit të ekipeve të “Rrugët e Maqedonisë”, ndërsa një pjesë e akseve janë pjesërisht ose tërësisht të mbyllura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button