Qeveria e re duhet ta sigurojë punën e Prokurorisë Speciale

Pas zgjedhjeve mund të vlerësohet se Marrëveshja e Përzhinës dështoi në aspektin e ndarjes së partisë nga shteti, ndërkaq dha rezultate në disa zgjidhje të pjesërishme, që u morën vesh në të ashtuquajturat dy Marrëveshjet e Përzhinës, vlerëson Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci, për REL në gjuhën maqedonase. Qeveria e re fillimisht duhet që ta sigurojë punën e Prokurorisë Speciale (PSP) dhe të punojë në reformat e trupave rregullator, thotë ai, transmeton Portalb.

Sa mund të llogaritet Marrëveshja e Përzhinës e suksesshme, duke parë nga këndvështrimi i mbajtjes së zgjedhjeve?

Kemi dy marrëveshje dhe varet nga cili këndvështrim shohim. Nga këndvështrimi i Përzhinës një, nga rezultati i të gjithë atyre bisedimeve, kuptohet se nuk mund të vlerësojmë se është realizuar dhe plotësuar Marrëveshja e Përzhinës, veçmas në pjesën e ndarjes së partisë nga shteti dhe në pjesën e reformave në media. Nga këndvështrimi i Përzhinës dy, dhe zgjidhjeve të pjesërishme të cilat janë bërë, mendoj se trupi mbikëqyrës në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, lëshoi duke mos i sanksionuar shkeljet serioze mediave për raportim në bazë të standardeve dhe profesionalitetit, që u bë të paktën në periudhën parazgjedhore, ndjeshëm u përmirësua në pjesën në lidhje me atë se si duhet të raportojnë për partitë, edhe pse është larg nga e mira.

A siguroi Marrëveshja e Përzhinës atmosferë më korrekte dhe më demokratike?

Duke e pasur parasysh atë se si rrodhi dita zgjedhore, do të kisha thënë – PO, zgjedhjet ishin të qeta dhe demokratike. Ndërkaq në lidhje me atë para zgjedhjeve dhe retorika që është përdorur nuk do të kisha thënë se ishte në frymën më demokratike, megjithatë ai nuk ishte qëllimi i Marrëveshjes së Përzhinës.

Instituti për Demokraci ishte njëra nga organizatat që e përgatiti dokumentin për reforma prioritare. Sipas jush, cilat nga pikat e reformave prioritare kanë ngelur që të zbatohen dhe çfarë ka ngelur pa u realizuar nga Marrëveshja e Përzhinës?

Kuptohet se gjithçka që ne futëm si prioritet urgjent në dokumentin, në njëfarë mënyre ka reflektuar ose është operacionalizuar në Raportin e Pribesë, kështu që përsëri bëjmë thirrje në atë dokument dhe se reformat që janë të theksuara atje, janë ata kyçe që duhet të implementohen. Fillimisht flas rreth sigurimit të mandatit të Prokurorisë Speciale dhe këtu duhet të shohin se si Gjykata Kushtetuese do të reagojë në lidhje me kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale. Kuptohet duhet të reformohen edhe trupat rregullator. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button