Ivanovi ende pa vendim thotë do ta respektoj Kushtetutën, afati për formimin e Qeverisë po afrohet

Nuk kemi paralajmërim ende. Qëndrojmë në atë që ka thënë presidenti, do ta respektojmë Kushtetutën. Do të ketë paralajmërim paraprak për ditën kur do t’i jepet mandati mandatarit për formimin e Qeverisë. Kështu ka thënë për Portalb.mk Aleksandar Çoçevski, zëdhënës i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Kryetari Gjorge Ivanov, sipas Kushtetutës, duhet për 10 ditë pas thirrjes së Parlamentit, deri më 9 janar, t’i jep mandatin kandidatit të partisë apo partive që do të arrijnë të mbledhin të paktën 61 deputetë në parlamentin e ardhshëm, shumicën minimale për të formuar qeverinë e re.

Afati i fundit për formimin e qeverisë tashmë po reduktohet çdo ditë dhe ai nuk po merr një vendim. Së fundmi të hënën pritet të ketë konkretizim të kësaj çështje./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button