Tërë vitin 2016, Tetova me ajër të ndotur, shifra alarmante!

Banorët e Tetovës mbijetuan edhe një vit me ajër të ndotur, qyteti gjatë vitit 2016 vazhdimisht ishte i pari në listën e vendeve me ajër më të ndotur. Në vitin 2016 matjet për cilësinë e ajrit shënuan 298 ditë në të cilat theksohej prania e substancave helmuese mbi të lejuarën 50 mg/m3 grimca PM10.

Ajër të pastër kishte vetëm 67 ditë, deri sa të tjerat kaluan me nivel të lartë të grimcave të dëmshme, njofton Portalb.mk.

“Pjesëmarrësi më i madh në ndotjen e ajrit është materiali që digjet për tu ngrohur që arrin nga 45 deri 50 përqind, trafiku merr pjesë me rreth 15%, industria me 25%. Përqindja e mbetur është higjiena komunale, hapësirat e gjelbërta, stinët vjetore”, thotë për REL, mjeku Ratko Davidovski, specialist i ekologjisë shëndetësore në Qendrën për shëndet publik në Tetovë, në çështjen e asaj se kush dhe sa ndot në Tetovë.

Ekspozimi i vazhdueshëm në ajër të ndotur do të thotë mundësi për rrezik të sëmundjes në çdo organ, thotë mjeku Davidovski. Sipas tij pasojat e tij veç më ndihen dhe për fakt të keq sollën pasoja me vdekje.

“Hulumtimet tona për morbiditet nga rrugët e frymëmarrjes te fëmijët parashkollorë dhe atyre shkollor për vitin 2016 do të përfundojnë kah fundi i shkurtit. Presim që trendi i rritjes të vazhdojë sikurse viteve të kaluara. Kemi të dhëna që në vitin që vjen sëmundjet respiratore do të rriten në krahasim me vitin e kaluar”, thotë Davidovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button