USSH bën thirrje për protesta para Ambasadës së Francës, për Ramushin

Unioni Studentor Shqiptar fton qytetarët shqiptarë të Maqedonisë që sot ora 14 të mblidhen para Ambasadës së Francës për të shprehur revoltën kundër autoriteteve franceze që arrestuan liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

LEXO: Protesta në Shkup për Ramush Haradinajn

Thirrja e plotë USSH për protestën:

TE GJITHË PËR LIRIMIN E KOMANDANT RAMUSH HARADINAJ
-Duke qenë vigjilent ndaj vlerave tona kombëtare…
– Duke konsideruar që shteti i Francës ka bërë shkelje të lirisë dhe të arriturave demokratike bashkëkohore…
– duke dashur që të jemi në anën e atyre që sakrifikuan gjithçka për t’u liruar nga okupimi serb i Kosovës.
Ju ftojmë të gjithëve që të na bashkëngjiteni në protestën kundër arrestimit te komandant Ramushit.
Protesta do të bëhet nesër (e premte,  06. janar) me fillim në ora 14.00 para ambasadës franceze (gjendet përballë spitalit shtetëror “Nënë Tereza”)
Të bashkohemi në mbrojtje të ish kryeministrit ë Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button