Çavushoglu: OKB duhet të sanksionojë shkelësit e armëpushimit sirian

Ministri i jashtëm turk ka thënë se ai dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres kanë diskutuar vendosjen e sanksioneve ndaj palëve që e shkelin armëpushimin e Sirisë, transmeton REL.

“Duhet të ketë sanksione sepse ndryshe nuk mund ta kontrolloni këtë, dhe kështu nuk shkohet drejt bisedimeve për paqe”, ka thënë pas takimti me Guterres kryediplomati turk, Mevlut Çavushoglu.

Ai ka thënë se stafi i OKB-së është duke “punuar” rreth mundësisë së sanksioneve, por asgjë nuk është finalizuar ende.

“Ndoshta na duhet edhe një tjetër rezolutë e Këshillit të Sigurimit”, për këtë çështje, ka thënë më tej ai.

Çavushoglu ka paralajmëruar edhe një herë se shkeljet e armëpushimit janë duke rrezikuar bisedimet për paqe që po organizohen nga Rusia dhe Turqia që pritet të mbahen me 23 janar në kryeqytetin e Kazakistanit.

Grupet rebele që janë aleate me Turqinë kanë njoftuar gjatë kësaj jave se ata kanë pezulluar pjesëmarrjen në këto diskutime për shkak të shkeljeve të armëpushimit nga regjimi sirian.

Nëse vazhdohet sipas planit me diskutimet në Astana, Çavushoglu ka thënë se “OKB do e ketë rolin udhëheqës” dhe se i dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, do të jetë i pranishëm.

Çavushoglu ka nëvizuar se të dyja palët, por veçanërisht qeveria siriane duhet patjetër ta respektojë armëpushimin që është ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia dhe që ka hyrë në fuqi prej 30 dhjetorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button