Kerry e paralajmëron Trump kundër pezullimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin

Sekretari amerikan i Shtetit e ka paralajmëruar presidentin e zgjedhur, Donald Trump kundër pezullimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin, duke thënë se ajo e ka bërë botën më të sigurt duke e ia pamundësuar Teheranit ndërtimin e armës bërthamore.

Presidenti i zgjedhur, Trump e ka kritikuar marrëveshjen me akuzën se ajo i ka dhënë shumë hapësirë Iranit, derisa ka sygjeruar se ai mund të heq dorë prej saj.

“Askush nuk mund të parashikojë se çfarë vendimet (Trump) do marrë”, ka thënë Kerry me 5 janar, por Shtetet e Bashkuara ka pasur vetëm “zgjedhje shumë të këqija” të një Irani me armë bërthamore apo një konflikt në Lindje të Mesme, para se marrëveshja të nënshkruhej, vitin e kaluar.

Marrëveshja kërkon nga Irani që të frenojë ambiciet e saj bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare ekonomike, transmeton REL.

“Që të jemi shumë të qartë, ndërprerja e marrëveshjes tani do të na linte me ato zgjedhje shumë të këqija”, ka thënë Kerry.

Teherani tani ka vetëm 300 kilogramë të uraniumit të pasuruar, që është shumë më pak se sa 12 mijë kg që i kishte më parë, ka thënë më tej ai.

Marrëveshja në fakt ia ka bllokuar çdo mënyrë Iranit që të ndërtojë armë bërthamore”, ka thënë Kerry.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP