Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, veçanërisht në pjesët lindore ku do të fryejë erë nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 13 deri në minus tre gradë Celsius, ndërsa e ditës prej katër deri në 10 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit  do të bie deri në minus tetë, ndërsa e ditës do të rritet deri tetë gradë Celsius.

Në tre ditët në vijim moti do të jetë stabil dhe i thatë. Mëngjeset do të jenë të ftohta, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura e ditës do të jetë në rënie të vogël.

Nga mesi i javës së ardhshme pritet rritje e vranësirave me të reshura lokale të shiut dhe dëborës dhe sërish rënie e temperaturës së ditës për disa gradë celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP