Përse truri ynë është kaq i madh?

Gjatë evolucionit, metabolizmi i qenieve njerëzore është bërë më i shpejtë në krahasim me atë të primatëve të tjerë, dhe kjo ka mundësuar që të kemi një tru me.

Gjatë evolucionit, metabolizmi i qenieve njerëzore është bërë më i shpejtë në krahasim me atë të primatëve të tjerë, dhe kjo ka mundësuar që të kemi një tru me dimensione më të mëdha.

E thotë një studim i botuar në Nature, në të cilin evidentohen edhe karakteristika të tjera të lidhura me shpejtësinë e metabolizmit njerëzor, pra një jetëgjatësi më e madhe, zorrë më të vogla dhe një më shumë dhjamë trupor.

Të gjithë këto veçanti, kanë nënvizuar studiuesit, kanë nevojë për një sasi energjie shumë më të madhe krahasuar me atë që kërkojnë primatët e tjerë, e garantuar prej shpejtësisë më të madhe të metabolizmit të arritur falë evolucionit.

Në konfirmim të kësaj hipoteze, shkencëtarët kanë matur konsumin total të energjisë (Tee – Total energy expenditure) të 141 personave dhe 56 ekzemplarëve të të gjithë specieve të majmunëve antropomorfë, duke arritur gjithmonë vlera më të larta në qeniet njerëzore, shenjë e një niveli më të lartë të aktivitetit metabolik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button