Basha-mediave: Të bashkohemi për zgjedhje të lira

Në fjalën e tij në 26 vjetorin e gazetës “Rilindja Demokratike”, kreu i PD Lulzim Basha i bëri thirrje mediave të japin kontributin e tyre për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Kjo ditë të shënojë bashkëpunimin e ri të opozitës me median e lirë. Të luftojmë së bashku për shitblerjen e votës, për zgjedhje të lira”, tha Basha, transmeton Top-Channel.

Kreu i PD akuzoi edhe një herë qeverinë. “Kjo është qeveria e mjerimit. Nuk ka dy të vërteta për drogë, por 5 fishim i sipërfaqes së mbjellë gjatë vitit të kaluar. Ku ka tendera, ku lartësohen ndërtime pa leje, janë njerëzit e lidhur me qeverinë dhe krimin në pushtet”, tha Basha.

Ai tha ndër të tjera tha se përpjekjet që e themeluan dhe e rritëm RD-në janë një shembull i jashtëzakonshëm i kurajës për të nxjerrë vendin nga shtypja dhe për të ndërtuar një të ardhme europiane. “Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan për këtë gazetë”, tha Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button