Firma tregtare analizon Marrëveshjen e Ohrit

Deri më 21 janar pritet që Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të mbajë konferencë ndërkombëtare për atë se deri ku ka arritur realizimi i dokumentit. Kështu të paktën do të duhej të ishte, nëse lexohet dokumentacioni nga tenderi për analizë të marrëveshjes së Ohrit në vlerë prej 90 mijë euro, që Sekretariati ia ndau një kompanie nga Tetova. Më hollësisht, për mjetet e shpenzuara nga buxheti, shoqata për prodhimtari, transport, tregti dhe shërbime TDS – KIOSKI, eksport import, ka afat deri më 21 janar që t’i bëjë këto shërbime:

Dokumentacioni i tenderit

  • Analizë cilësore për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
  • Një konferencë ndërkombëtare
  • Gjashtë analiza rajonale
  • Hulumtim nacional të mendimit publik
  • Strategji për kanale të reja të komunikimit dhe afirmimit të Marrëveshjes së Ohrit

Për më shumë ndiqeni kronikën e Alsat M:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button