A po do me thënë Hashim Thaçi se lideri i shqiptarëve të Maqedonisë është Ali Ahmeti?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura me 11 dhjetor të këtij viti përveç befasive në rezultat kanë ndryshuar edhe qasjen e politikës rajonale mbarëshqiptare në Ballkan. Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar vetëm dhjetë deputet, ndërsa PDSH-ja e Menduh Thaçit ka thënë shenjat se është drejt kalimit në histori duke fituar vetëm dy deputet.

Risia e këtyre zgjedhjeve janë votat shqiptare për LSDM-në, Aleanca për shqiptarët, një trup prej tre partive dhe tre deputetëve dhe Lëvizja Besa e cila sipas gjitha gjasave ka fituar shtatë deputet, por për shkak të padrejtësive të sistemit zgjedhor asaj ia kanë lejuar vetëm pesë deputet. Përndryshe, Lëvizja Besa është ankuar në KSHZ për njësinë zgjedhore numër 2 ku për 200 vota nuk ka mundur ta nxjerr deputetin e dytë, si dhe për njësinë zgjedhore numër 6 ku për 700 vota nuk ka mundur që ta nxjerr deputetin nga Gostivari.

Votimi në KSHZ është një histori e vjetër dhe e njohur ndër vite te shqiptarët e Republikës së Maqedonisë. Pritshëm subjektet aktuale politike shqiptare përfaqësuese në KSHZ kanë votuar kundër kërkesave të Lëvizjes Besa, ndërsa befasi ishte votimi i LSDM-së opozitare pro kërkesave të Lëvizjes Besa. Si duket në këto votime nuk janë parë interesat nacionale të subjekteve politike, por thjeshtë interesat partiake. Për shkak të rezultatit zgjedhor janë iniciuar disa takime midis liderëve politik shqiptar, fillimisht nga ana e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, pastaj nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe në fund edhe presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi.

Qëllimi i këtyre takimeve, sipas informatave që po japin subjektet politike është që të koordinohen kërkesat shqiptare para formimit të qeverisë së ardhshme. Ndërsa, brifingjet e partive politike thuan se për inicimin e takimeve të këtilla ka interes edhe nga subjektet politike maqedonase të cilat kanë një rezultat të ngushtë zgjedhor dhe asnjëra prej tyre nuk mund të formoje qeveri tashmë pa dy subjekte ose koalicione shqiptarësh. Takimi i thirrur nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe pjesëmarrja në takim e Aleancës për shqiptarët pa Lëvizjen Besa dhe PDSH-në u përfol shumë në opinion.

Ziadin Sela po akuzon Lëvizjen Besa për unifikimin e shqiptarëve, ndërsa Lëvizja Besa përmes një njoftimi me shkrim bëri me dije se nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, pasi që përfaqësuesi i kësaj partie në KSHZ ka votuar pro VMRO-DPMNE-së dhe kundër deputetit të Lëvizjes Besa. Ndaj deklaratës së Lëvizjes Besa më i zëshëm ishte Ziadin Sela sesa Bashkimi Demokratik për Integrim. Në disa paraqitje publike, Ziadin Sela e ka akuzuar ashpër këtë Lëvizje, madje duke e etiketuar si Lëvizje Xhon Turke. Edhe pse PDSH-ja nuk mori pjesë në takimin e thirru nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe se ka të fituar vetëm dy deputet, përsëri beteja e saj është me Lëvizjen Besa.

Kryetari i Komunës së Studeniçanit ka përdorur një retorikë rrugaçi përballë përfaqësuesve të Lëvizjes Besa. Pas takimit të iniciuar nga lideri i BD-së, Ali Ahmeti, që jo zyrtarisht thuhet se është iniciuar për përsëritjen e votimeve në Tearcë, kryeministri shqiptar Edi Rama ka ftuar në takim liderët e subjekteve politike shqiptare. Në takimin e thirrur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama morën pjesë të gjithë liderët e partive politike shqiptare, ndërsa tek Aleanca për Shqiptarët, Sela la nën hije Vesel Memedin dhe Gëzim Ostrenin. Takimi i Tiranës prodhoi sulme të orkestruara ndaj Lëvizjes Besa nga ana e medieve elektronike dhe atyre të shkruara në Maqedoni dhe Kosovë.

Ajo që habiti opinionin e këtushëm është hapi i radhës nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili përsëri thirri një takim në Prishtinë ku ftoi liderët politik shqiptar të Maqedonisë. Lexuesit e ngjarjeve politike supozojnë se takimi i Prishtinës është iniciuar nga lider i BDI-së, Ali Ahmeti për të përcjell porosinë se Ali Ahmeti është lideri i shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë. Por, t`i lëmë menjëanë supozimet dhe të lexojmë porosinë e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, a po do i njëjti të jap sinjal se Ali Ahmeti është lider i shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë?!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button