Shkup, për shqiptarët dhe romët s’ka privilegje shtetërore

Banorët e lagjes Topanë dhe Shuto Orizare nga 1 janari i këtij viti nuk do të kenë privilegje të njëjta sikur banorët e lagjes Aerodrom dhe Autokomand te udhëtojnë me autobusët e Ndërmarrjes Publike për Qarkullim (NPQ) “Shkupi”, sepse Qyteti i Shkupit ka sjellë vendim që linja e autobusëve shtetëror, 9 dhe 19, të ndërpriten dhe të mos qarkullojnë drejt këtyre dy lagjeve me shumicë shqiptare dhe rome. Nga Qyteti i Shkupit informojnë se me vendosjen e sistemit të ri tarifor dhe orarit të ri të autobusëve, në pajtim me Vendimin për qarkullim publik drejt lagjes Topanë dhe Shuto Orizarë, nga 1 janari do të qarkullojnë autobusë privat dhe jo ata shtetërorë, njofton  gazeta “KOHA“.

“Me orarin e ri të autobusëve të gjitha linjat janë harmonizuar midis NPQ ‘Shkup’ me transportuesit privat, me qëllim të përmirësimit me të mirë të transportin urban. Me sistemin e ri integrues të pagesave në autobusë janë të integruar të gjithë autobusët e transportit publik ‘Shkup’ dhe me biletat elektronike paguhet njëjtë, pavarësisht se shfrytëzohen autobusët shtetëror të NPQ ‘Shkupi’ a po transportuesve privat ‘Makekspres’ apo ‘Sloboda prevoz’. Pra, nuk bëhet fjalë për ndërprerje të linjës të autobusëve, sepse vazhdojnë të qarkullojnë autobusët privat me numër 9 dhe 19, ndërsa ata shtetëror nuk do të qarkullojnë”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Në pyetjen se a është ndërprerë dhe linja 22, e cila shkon deri në lagjen “Lepenec”, e banuar kryesisht me banorë maqedonas, nga Qyteti i Shkupit morëm përgjigje se: “Autobusi me numër 22 e NPQ-së do të vazhdojë të qarkullon në lagjen Lepenec si dhe autobusi privat”.

Këshilltarët shqiptarë në Qytetin Shkupit vendimin për ndërprerjen e autobusëve shtetëror 9 dhe 19 e vlerësojnë se vendimi i Qytetit të Shkupit është i gabuar dhe se duhet sa ma shpejtë ta korrigjojnë këtë gabim dhe se ky vendim vjen nga njerëz të cilët e vulosin thënien e njerëzve me koka të prishura se “indiancit” dhe “çoveçinjata”, nuk duhen të udhëtojnë me autobusë shtetëror.

Këshilltari i BDI-së në Qytetin e Shkupit, Qemal Musliu, thotë se ky vendim është sjellë pa pëlqimin e këshilltarëve shqiptarë dhe se ka kërkuar nga kryetari i Qytetit të Shkupit që të thirret seancë dhe në rend ditë si pikë e parë të jetë shfuqizimi i vendimet për ndërprerjen e linjës shtetërore të autobusëve me numër 9 dhe 19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button