Server nuk parashikon skenarë boshnjake në Maqedoni dhe Kosovë

Analisti dhe eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Server ka theksuar se nuk parashikon skenarin boshnjak të trazirave sociale në Maqedoni dhe Kosovë.

“Nuk dua të parashikoj çështjet e trazirave/protestave, por edhe Kosova edhe Maqedonia kanë vuajtur pasoja e stanjacionit të cilat Bosnja dhe Hercegovina i ka vuajtur për rreth 8 vjetët e fundit. Marrëveshja e Kosovës me Beogradin për veriun lëvizi një burim të mundshëm destabiliteti.Në Maqedoni mendoj se anëtarësimi i NATO-s do ti kontribuonte një marrëveshje të mirë në kuptimin që vendi po lëviz në drejtimin e duhur. Procesi politik normal në Kosovë dhe Maqedoni është i një formati shumë më të mirë sesa në Bosnje, që në fakt është i hendikepuar me një kushtetutë që promovon nacionalistët në pushtet dhe lë pak hapësirë për çështjet me baza politike. Por qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë duhet të shikojnë me interes Bosnjën si një model që duhet shmangur”, ka deklaruar Server në një intervistë për agjencinë ballkanike të lajmeve IBNA.

I pyetur se si e vlerëson çështjen e bllokimit të Maqedonisë në planin e integrimeve euroatlantike, Server theksoi se e vetmja pengesë reale për Maqedoninë është mosmarrëveshja me Greqinë për cështjen e “emrit”, e cila në thelb është çështje rreth identitetit maqedonas dhe grek dhe, jo emrit.

“Forcat ushtarake të Maqedonisë kanë shërbyer në Afganistan dhe strukturat e saj menaxhuese plotësojnë kriteret e NATO-s, nëse e kuptova saktë. Do të dëshiroja ta shikoja Maqedoninë të bëhej pjesë e NATO-s më shpejt sesa marrëveshja e përkohshme për Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ajo nuk do të ishte e mundur për BE-në, e cila është akoma larg në çdo aspekt”, deklaroi analisti amerikan për Ballkanin.

Duke folur për zhvillimet në Ballkan dhe mundësinë e pajtimit midis popujve, Server thekson se njohja është një çështje e ndryshme nga marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
“Pajtimi do të marrë një apo dy gjenerata kohë. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë një çështje e vullnetit politik. Institucionet qeveritare mund të bëjnë të ndodh çdo gjë për të cilin ata vendosin”, theksoi Daniel Server. 

Lajme të ngjashme

Back to top button