Vajza! Kёto janё 6 aplikacionet qё duhet tё keni nё telefonin tuaj

Zgjohemi e flemё me telefon nё dorё, sepe ai ёshtё bёrё pjesё e pandashme e pёrditshmёrisё sonё. Rrjetet sociale, numrat e telefonit, fotot, videot etj janё brenda tij. Por sa aplikacione keni ne telefon qё mund tё quhet totalisht femёrore? Keni ato tё duhurat dhe mё tё nevojshmet? Mё poshtё do tё gjeni listёn me 6 aplikacionet qё konsiderojmё si mё tё nevojshme pёr njё femёr, shkruan Class.

FAD- The Ultimate Fashion Dictionary: me anё tё kёtij aplikacioni ju mund tё ktheheni nё vajzat mё tё informuara tё modёs, vetёm me njё click. Mё shumё se 1.300 terma rreth modёs qё ju presin pёr t’i zbuluar.

Calorie Counter & Diet Tracker by MyFitnessPall: ky aplikacion ju informon brenda pak sekondave pёr kaloritё qё keni marrё gjatё ditёs, si dhe pёr kaloritё qё ka çdo ushqim. Lista e kёtij aplikacioni ka mё shumё se 45.000 ushqime dhe programe ushtrimesh.

RunKeeper Pro: ёshtё momenti pёr ushtrime. Me kёtё aplikacion ёshtё sikur do tё keni trajnerin tuaj personal, ndaj vishni atletet, rrobat sportive, vendosni kufjet dhe pёrgatituni pёr njё trup nё formё. Ky aplikacion llogarit kilometrat qё bёni gjatё ditё si dhe kaloritё qё djeg trupi.

White Noise Lite: pёrditshmёria ёshtё e lodhshme, sidomos nёse shpesh herё nё tё bёn pjesё edhe monotonia. Ky aplikacion, pёrmes tingujve tё ndryshёm qё ka, do ju qetёsojё e do ju heqё stresin.

Youcam makeup: edhe nёse nuk jeni njё fanse e selfie-ve, ky aplikacion do ju ngacmojё tё bёni disa tё tilla. Dhe kjo, sepse ky aplikacion ju jep mundёsinё tё zhdukni rrathёt e zinj, rrudhat, tё theksoni make up-in, tё bёni contouring etj.

Period tracker: do tё jetё kalendari elektronik i periodave tuaja. Me lehtёsi mund tё shikoni datёn e fundit qё i kishit, kur parashikohet t’ju vijnё e cilat janё ditёt e muajit mё prodhimtare pёr ju.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button