Zbulohet pamja që do të ketë Samsung Galaxy S8?

Është përfolur shumë, por nuk është parë asgjë nga Samsung Galaxy S8.

Sidoqoftë, fotoja e parë e mundshme e telefonit të ardhshëm të gjigantit korean zbulon të gjitha detajet, pra telefoni nuk posedon butonin’ Home’, kornizat janë tepër të holla dhe ekrani është i lakuar, shkruan arbresh.

Ka dyshime rreth autenticitetit të këtij imazhi, pasi shumë gjëra mund të jenë rregulluar me Photoshop duke u bazuar në Galaxy S7 Edge.

Por, vlen të theksohet se janë shfaqur disa indikacione që Samsung do të ndryshoj në mënyrë radikale gjuhën e dizajnit, pra foto më poshtë është pikërisht ajo se si mund të duket Galaxy S8.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button