Çairi, me rrugë dhe trotuare të papastruara nga bora (FOTO)

Edhe pse reshjet e mëdha të borës ishin të paralajmëruara për ditën e sotme, rrugët që gravitojnë në komunën me shumicë shqiptare të Çairit në Shkup, i gjeti të pa pastruara dhe me vështirësi të shfrytëzuara nga këmbësorët, përcjell Portalb.mkDënime të ashpra janë paraparë për pronarët e objekteve të mëdha dhe insitucioneve shtetërore në rast të mos mirëmbajtjes së rrugëve nga rreshjet e borës.

Lagjja e Dizhonit
Lagjja e Dizhonit
Rruga Xhon Kenedi
Rruga Xhon Kenedi

 

Lagjja Serava
Lagjja Serava
Dalja e lagjes Serava
Dalja e lagjes Serava

Në rrugën më të qarkullueshme të kësaj komune, ajo e Jahja Pashës shihej shtresë e trashë e borës në trotuare dhe numër i madh i veturave (kjo e zakonshme) të parkuara në to. Lehtë vëreheshin këmbësorët tek sa shfrytëzonin rrugën kryesore për nevojat e tyre ditore.

Rruga e Jahja Pashës
Rruga e Jahja Pashës

Dënime të ashpra janë paraparë për pronarët e objekteve të mëdha dhe insitucioneve shtetërore në rast të mos mirëmbajtjes së rrugëve nga rreshjet e borës. Por në praktikë kjo nuk shihej as para institucionit më të madh shtetëror të komunës së Çairit, Spitalit Gjinekologjik “Nëna Tereza”, transmeton Portalb.mk.

Rruga para spitalit "Nëna Tereza"- Çair
Rruga para spitalit “Nëna Tereza”- Çair

Rrugët kryesore ishin të pastruara ku në disa vende mund ti hasje automjetet e Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen e Rrugëve “Makedonija pat” tek sa pastronin rrugën e bulevardit “Krste Petkov Misirkov” në Bit Pazar.

Bulevari "Krste Petkov Misirkov"
Bulevari “Krste Petkov Misirkov”

Vetëm në trotuaret e këtij bulevardi mund të shihje rërë për të parandaluar rrëshqitjet e mundshme të këmbësorëve.

Trotuar i bulevardit "Krste Petkov Misirkov"
Trotuar i bulevardit “Krste Petkov Misirkov”

Përskaj vështirësive nga mospastrimi i rrugëve të shfrytëzuara kryesisht nga këmbësorët, fëmijët dhe të moshuarit rreshjet e mëdha të borës i shohin si diçka e mirë dhe e mirëpritur prej tyre.

Ilustrim- fëmijët duke luajtur me borë
Ilustrim- fëmijët duke luajtur me borë

Ilustrim- fëmijët duke luajtur me borë

“Bora është gjëja më e mirë që mund të ndodhte, sepse edhe pse po na vështirësohet qarkullimi rrugor, se paku ajri do të pastrohet dhe ne mund të marrim frymë lirshëm”- u shpreh një këmbësor.

“Rrugët kryesore janë të pastruara e ato të voglat jo edhe aq, por kjo nuk është  e rëndësishme, sepse pas kësaj bore ajri do të pastrohet dhe më në fund do të kemi më pak viruse dhe më pak të sëmurë prej gripit”- u shpreh një qytetare e rastit në parkun e Çairit.

Parku i Çairit
Parku i Çairit

Ndryshe nga kjo, transporti publik ishte në gjendje të kënaqshme dhe shihej frekuentim i madh nga ana e qytetarëve.

Transporti publik gjatë rreshjeve të borës
Transporti publik përgjatë rreshjeve të borës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button